
ACL GROUP, tashmë me traditë 20-vjeçare në sektorin e ndërtimit dhe të investimit në patundshmëri në Zvicër dhe në Kosovë, është në zhvillim e sipër të projektit më të ri banesor-afarist “Pishat” në qendër të Fushë-Kosovës. Lokacioni i projektit “Pishat” ndodhet në distancë shumë të afërt me të gjitha institucionet komunale, arsimore dhe shëndetësore, si: Komuna, Qendra e Mjekësisë Familjare, Shkolla Fillore, Shkolla e Mesme, Gjykata Themelore. Të gjitha këto në perimetër prej 200 metrave.
Kompleksi “Pishat” është kompeksi më unik dhe më modern në qytetin e Fushë-Kosovës, me infrastrukturë tërësisht të kompletuar: banesa me tarraca të gjelbra, çerdhe për fëmijë, mbi 33% hapësira të gjelbra, rekreative dhe kënde të lojërave për fëmijë, e tëra pa qasje për automjete.
Projekti “Pishat” ka mbi 50,000 m/2, e ndarë në 8 hyrje banesore, me gjithsej 368 njësi banesore, të organizuara prej 55m/2 deri në 130m/2.
Në kuadër të projektit “Pishat” përfshihen mbi 4200m/2 lokale afariste, si dhe parkingje për të gjitha njësitë banesore.